E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ligji për shpenzimet qeveritare në Kosovë, domethënës"

Asnjë qeveritar, përfshi Thaçin vetë si Kryeministër nuk do të marrë më dy rroga edhe si deputet, edhe si qeveritar. Askush në Qeveri ose afër saj nuk mund të përdorë automjete zyrtare ose celularë për qëllime personale. A e dini sa kanë harxhuar qeveritë paraardhëse për qëllime të tilla!?.... Sa buxheti i dhjetë komunave të Kosovës të marra së bashku... sa trefishi i shpenzimeve të Universitetit të Prishtinës, një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, sa frëngu pulën! Çdo cent i harxhuar do të llogaritet me majë të mprehtë lapsi dhe do të kërkohet llogari për të. Zero tolerancë ndaj korrupsionit të çdo krahu e të çdo ngjyre.
Konkluzioni, krejt i thjeshtë: Qeverisje me duar të pastra dhe me rrip të shtrënguar në shërbim e në të mirë të popullit të Kosovës! Fillimi i mbarë sa gjysma e punës, thotë sovrani popull. Suksese qeverisë së Kosovës. Zoti ua dhashtë të mbarën në rrugën e lavdishme të pavarësisë e begatisë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›