"ORA",mbështetja e SHBA-së,inkurajuese

Partia Reformiste kosovare "ORA" ka përshëndetur rikonfirmimin e mbështetjes së pakursyer nga ana e SHBA-ve për Kosovën, dhe dënimin e zyrtarëve serbë për krime lufte në Kosovë, nga ana e Gjykatës së Hagës, duke vlerësuar se këto dy zhvillime do të ndikojnë për njohje të reja të shtetit të Kosovës. Kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatçia, ka thënë të shtunën një konferencë për shtyp se është lajm i mirë në sferën ndërkombëtare mbështetja e SHBA-ve për Kosovën, e cila u konfirmua gjatë vizitës së presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi në Uashington. Ajo gjithashtu deklaroi se dënimi për pesë zyrtarët e lartë serbë nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë, me gjithsej 96 vjet heqje lirie është inkurajues.Sahatçia ka shtuar se dënimi ndaj zyrtarëve serbë të kohës së Sllobodan Millosheviçit vërteton ekzistencën e planit shtetëror serb për spastrim etnik dhe genocid në Kosovë, dhe nga ana tjetër ky vendim legjitimon luftën e drejtë të Kosovës dhe ndihmën ndërkombëtare për çlirimin e vendit.