shkurt, politika
Doda: Në 2012 do të mbyllen transmetimeve analoge
KKRT-ja dhe OSBE-ja mbyllën fazën e parë të këshillimit publik për dixhitalizimin e transmetimeve tokësore në vend, me thirrjen në diskutim të dhjetëra operatorëve radio-televizivë të Shqipërisë së Mesme në qytetin e Durrësit dhe përftimin e mendimit të tyre për këtë proces. Zv.kryetari i Prezencës së OSBE-së, z. Alex Finnen, gjithnjë i pranishëm në konferencat e organizuara për këtë qëllim, tha se shpresonte që përfaqësuesit e mediave, do ta shfrytëzonin këtë mundësi për të ndërtuar një rrjet dhe për të zhvilluar më tej strukturat e tyre të komunikimit, si një grup interesi. Kryetarja e KKRT-së, znj. Mesila Doda, nga ana e saj, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe interesin e mediave lokale në takim, tha se kjo konferencë rajonale ka si qëllim “zhvillimin dhe realizimin e një diskutimi të hapur dhe transparent, në kuadër të një procesi madhor në fushën e medias siç është ai i dixhitalizimit”. Një arsye madhore për të përshpejtuar këtë proces dhe për të ecur në këtë drejtim, nënvizoi kryetarja e KKRT-së, është pikërisht afati i përcaktuar për mbylljen e të gjitha transmetimeve analoge në Shqipëri, viti 2012. “Në këtë kuptim, askush nuk mundet që të mendojë që, nisur nga realiteti shqiptar, procesi nuk do të mund të respektojë detyrimet e vendosura ndërkombëtare në afatet dhe kohën e përcaktuar. E themi me bindje se edhe po të duam ne, nuk mund ta vonojmë këtë proces, i cili nuk ka kthim mbrapa”, - tha Doda. Sipas saj, përfundimi me sukses i konsultimit publik do të mundësojë qartësimin e ideve dhe kristalizimin e objektivave të detajuara që duhet të realizohen për zbatimin me sukses të transformimit rrënjësor të peizazhit të mediave elektronike në Shqipëri. Këto objektiva, - përfundoi znj. Doda, - do të jenë pjesë e hartimit të një strategjie kombëtare, të plotë dhe gjithëpërfshirëse, e cila parashikohet të jetë efektive dhe të nisë nga zbatimi brenda muajit tetor 2008, duke përfshirë këtu dhe eksperiencat e vendeve që janë përpara në këtë proces.
Raporti i Këshillit të Evropës inkurajon Shqipërinë për reformat
Këshilli i Evropës ka hartuar një raport në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në realizimin e objektivave kombëtare. Këshilli i Evropës vlerëson se Shqipëria ka bërë hapa impresionuese në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Në këtë raport kërkohet që autoritetet shqiptare të rrisin punën në përpjekjet për përmirësimin e sistemit të gjyqësorit. Sipas komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Tomas Kammarberg, pas fakteve të mbledhura në Shqipëri, ka paraqitur një raport me vlerësime pozitive për autoritetet shqiptare. Komisioneri ka prezantuar në Këshillin e Evropës, masat e ndërmarra nga autoritet shqiptare për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Një vlerësim tjetër ka qenë edhe për përpjekjet e bëra, dhe rezultatet e arritura në vitet e fundit, në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Për sa u përket të drejtave të grave, komisioneri i KE-së nënvizon nevojën e rritjes së përfaqësimit të gruas në Parlament, dhe në institucione të tjera vendimmarrëse. Krahasuar me raportet e viteve më parë të KE-së, në këtë raport të fundit ka jo vetëm rënie të shqetësimeve mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, por një vlerësim pozitiv dhe inkurajim, për vazhdimësinë e nismave dhe reformave të ndërmarra nga qeveria dhe autoritetet shqiptare.