shkurte politikë
LSI: Rregullorja e re PD-PS po dhunon Presidentin
Sërish përplasje mes dy partive kryesore të së majtës. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta akuzoi dje lidershipin socialist se bashkëpunoi me mazhorancën dy ditë më parë në Kuvend për të miratuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit që sipas LSI-së janë antikushtetuese. Por deklaratës se Metës është përgjigjur kryetari i Komisionit të Ligjeve pranë AK-së në Partinë Socialiste, Ylli Manjani. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Manjani akuzoi Metën se me qëndrimet e tij po minon të majtën. “Ky akt i ri, dhunues ndaj Rregullores së Kuvendit, ka synim të denigrojë dhe të gjunjëzojë Presidentin e Republikës nga dy drejtuesit e dy partive të vjetra, në mënyrë që të vazhdohet dhe t’i jepen ngjyrime të forta partiake shtetit të së drejtës, për përfitime personale të dy drejtuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste”, - deklaroi Meta.
Pak minuta më vonë, PS-ja reagoi përmes Ylli Manjanit duke deklaruar se ajo ka vetëm një përgjigje për atë çfarë bën dhe thotë kreu i LSI-së, që ai bën politikë gënjeshtrash, që nuk ka lidhje me interesat e shqiptarëve. “Miku ynë Ilir Meta vazhdon të mos u thotë të vërtetën shqiptarëve. I zhytur në batakun e politikës së vjetër të dasive e akuzave, ai vazhdon të minojë opozitën duke vënë shenjën e barazimit mes PD-së dhe PS-së. Neve na vjen keq që Iliri ka mbetur peng i së shkuarës. Ndaj atyre që ai thotë kemi vetëm një koment: Kjo politikë gënjeshtrash s’ka të bëjë me interesat e vendit dhe të shqiptarëve”, - tha Manjani. Prej disa muajsh dy partitë e majta janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre, fillimi i të cilit ishte reforma zgjedhore. Duke e ndier veten të përjashtuar nga vendimmarrja, LSI-ja deklaroi largimin nga koalicioni “Bashkë për të ardhmen” dhe bashkë me të edhe Partia Demokracia Sociale dhe Aleanca Demokratike duke formuar së bashku një tjetër koalicion, “E majta për Integrim”.
Meta: Kandidati ynë në Kashar, Alfred Bakalli, do të jetë fitues
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi dje se kandidati i kësaj partie do të rezultojë fitues në zgjedhjet e pjesshme lokale në komunën e Kasharit. “Ne do të fitojmë sepse kemi kandidatin më të mirë për të drejtuar fatet e komunitetit të Kasharit dhe do të fitojmë sepse kandidati ynë është në radhë të parë përfaqësues i atij komuniteti”, - tha Meta. Më tej ai tha se “dua të dënoj diversionin me informacionet e qëllimshme, të rreme, të shpërndara për fat të keq në ndonjë gazetë, sikur kandidati i LSI-së dhe i koalicionit tonë, z. Bakalli, është tërhequr nga gara për në komunën e Kasharit”. Sipas tij, kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë, “por jemi këtu bashkë me z. Bakalli për t’i bërë thirrje medias që të mos bjerë pre e dezinformacioneve të atyre që kanë frikë nga zgjedhjet e ardhshme në komunën e Kasharit, të atyre që luajnë me gënjeshtrën dhe me dezinformimin. Ne do të fitojmë sepse kemi kandidatin më të mirë për të drejtuar fatet e komunitetit të Kasharit dhe do të fitojmë sepse kandidati ynë është në radhë të parë përfaqësues i atij komuniteti”.
Rama: Po rrënohen kultivuesit e foragjereve
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi dje ndaj deklaratave të Kryeministrit Berisha se vendi ynë po kalon një zhvillim të madh ekonomik.
Sipas kryesocialistit Rama, ekonomia e familjeve shqiptare është në krizë, papunësia në rritje dhe fuqia blerëse në rënie, kostoja e jetesës gjithnjë e më e shtrenjtë dhe qeverisja e vendit përditë e më e papërgjegjshme dhe e paaftë në raport me hallet e njerëzve. “Me kurajon e papërgjegjshmërisë, Kryeministri flet për “bum ekonomik”, ndërkohë që sot po rrënohen krejtësisht kultivuesit e misrit dhe foragjereve në Shkodër, Myzeqe, Korçë dhe luginën e Elbasanit, si edhe prodhuesit e agrumeve në Sarandë e Vlorë”, - tha Rama. Më tej, ai vuri në dukje se me kurajën e të paaftit, Kryeministri flet për “bum ekonomik”, ndërkohë që sot janë në gjunjë prodhuesit bujqësorë të pemëve frutore të Korçës, Devollit e Dibrës dhe perimerritësit e Divjakës, Krutjes, Tërbufit, Hysgjokajt të Lushnjës, Velipojës së Shkodrës, Kozares së Kuçovës, Poshnjës e Goriçanit të Beratit dhe kudo ku njerëzit punojnë dhe përpiqen në mënyrë të ndershme të mbajnë familjen dhe të bëjnë bujqësi në këtë vend.
Ulqini: TVSH-ja të jetë më pranë publikut
Partia Socialiste akuzoi dje RTSH-në se ka shkelur Ligjin për Informimin e Publikut. Sekretari i grupit parlamentar socialist, Musa Ulqini tha dje për mediat se RTSH-ja, jo vetëm e ka braktisur arsyen përse ekziston dhe financohet me taksën e publikut, por është kthyer sot në institucionin mediatik më regresiv, më të njëanshëm, më paqeprishës dhe më mediokër të mediave elektronike shqiptare. “Ekipi drejtues i këtij institucioni, nën presioni e drejtpërdrejtë të shefit të mazhorancës së sotme, Sali Berisha, e ka shndërruar sot RTSH-në në një instrument mediatik tërësisht në shërbim të tij. RTSH-ja është sot vitrina më e shëmtuar ku ekspozohet koncepti i Kryeministrit shqiptar për transmetuesin publik në veçanti e mediat në tërësi”, - deklaroi Ulqini.