Gjykata e Lartë, Topi zgjedh 6 gjyqtarët e rinj
Kreu i shtetit dekretoi dje 6 anëtarë nga 105 kandidatura
Topi përzgjedh emra me karrierë në gjyqësor
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mbylli dje procesin e përzgjedhjes së emrave dhe dekretoi 6 kandidaturat që do garojnë për garën e Gjykatës së Lartë. Kështu, Presidenti i Republikës i çon për votim kuvendit 6 gjyqtarë të rinj që pritet të zënë karriget bosh në Gjykatën e Lartë. Bëhet fjalë për Aleksandër Muskaj, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Arjana Fullani, gjyqtare për njëmbëdhjetë vjet, aktualisht drejtore e Shkollës së Magjistraturës prej tetë vjetësh, Andi Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh, Evelina Qirjako, avokate prej nëntëmbëdhjetë vjetësh, Guxim Zenelaj, gjyqtar për katër vjet, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë për trembëdhjetë vjet, ish-Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, aktualisht anëtar i KLD-së, si dhe Majlinda Andrea, gjyqtare prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Dekretet e Presidentit u caktuan pas konsultimeve me grupin e juristëve ekspertë, të cilët për një periudhë 10-ditore shqyrtuan kandidaturat e paraqitura. Ekspertët morën edhe sugjerimet e partive politike dhe pas shqyrtimit të hollësishëm të eksperiencave dhe formimit të kandidatëve i paraqitën emrat e tyre kreut të shtetit. Nisur nga ky moment, Presidenti Topi, në bazë të Kushtetutës ka ekskluzivitet përzgjedhjen e emrave. Për këto vende aplikuan 105 kandidatë ku ra në sy mungesa e pesë emrave të dekretuar më parë, por që u rrëzuan në Kuvend nga mazhoranca. Emrat e Gjykatës së Lartë ishin shkak i një përplasjeje të ashpër mes Presidentit Bamir Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha. Mazhoranca hodhi poshtë 5 emrat e parë të propozuar prej tij, për arsye se Presidenti nuk ishte këshilluar më parë me krerët e Partisë Demokratike. Asnjë nga 5 emrat e kandidatëve për Gjykatën e Lartë nuk është në këto propozime të dyta të Bamir Topit, i cili e quajti hedhjen poshtë të tyre një ekzekutim politik. Dekretet e Presidentit publikohen një ditë pasi Kuvendi miratoi me konsensus ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të cilat mes të tjerash legjitimojnë të drejtën e organit ligjvënës për të hetuar mbi propozimet e kreut të shtetit në Gjykatën e Lartë e për të zhvilluar seanca dëgjimore me kandidatët tashmë të dekretuar. Me 13 qershor vetëm pak ditë pasi Kuvendi rrëzoi 5 emrat e parë të propozuar për në Gjykatën e Lartë, Presidenti Topi njoftoi ngritjen e grupit të juristëve nëpërmjet të cilëve ai do të konsultohej për emrat e rinj, por vetëm për kriteret që kandidatët duhet të plotësonin e në mënyrë kategorike jo për emrat e përveçëm. Pas ndryshimeve në rregullore, do të jetë Komisioni i Ligjeve që sipas rregullores së re brenda tre javësh duhet të shprehet mbi 6 emrat që tashmë i ka dekretuar Presidenti i Republikës, çka do të thotë që deri më 28 korrik Kuvendi duhet të votojë për të mbushur vakuumin disamujor në Gjykatën e Lartë e cila tashmë nuk ka as kryetar.
Cilët janë 6 kandidatët
1. Aleksandër Muskaj, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
2. Arjana Fullani, gjyqtare për njëmbëdhjetë vjet, aktualisht drejtore e Shkollës së Magjistraturës prej tetë vjetësh
3. Andi Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh
4. Evelina Qirjako, avokate prej nëntëmbëdhjetë vjetësh.
5. Guxim Zenelaj, gjyqtar për katër vjet, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë për trembëdhjetë vjet, ish-Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, aktualisht anëtar i KLD-së
6. Majlinda Andrea, gjyqtare prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.