Dyshimet për klandestinë vonojnë tragetet
Vlorë
Një kontroll i imtësishëm i policisë ka mbajtur për disa orë më tepër në Portin e Vlorës tragetet e linjës Vlorë-Brindizi. Një sinjalizim për praninë e personave klandestinë në dy mjetet lundruese ka vënë në lëvizje policinë. Lajmi konfirmohet nga burime brenda ekuipazhit të trageteve, ndërkohë që nuk zyrtarizohet nga autoritetet portuale. Mësohet se dje, dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi janë urdhëruar të presin, duke shtyrë në kohë udhëtimin e 250 pasagjerëve dhe një numri të konsiderueshëm mjetesh të tonazhit të rëndë. Efektivë të pikës së kalimit kufitar dhe një grup specialistësh kanë kryer procedurat përkatëse, duke këqyrur imtësisht të gjitha ambientet e trageteve, por pa mundur të kapin ndonjë person klandestin.
#