E Diel, 1 Nëntor 2026

25 vjet burg Enver Dondollakun

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 25 vjet heqje lirie Enver Dondollakun, krahun e djathtë të Aldo Bares. Sipas vendimit, Dondollaku akuzohet për veprat penale të "Vrasjes", "Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës" etj. Krahu i djathtë i Bares u dënua për vendosjen e tritolit në stadium, vrasjen e Kleti Banos, Bledar Haxhiut, Artan Sulçes, Nosh Gjeloshaj, Alfred Pirrës, tentativën e vrasjes së Bernard Linatopit, armëmbajtje pa leje, krijimin e organizatës kriminale dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Ndonëse ndodhet ende në Itali, gjykimi i tij u përshpejtua për faktin e mbërritjes në kohë të përgjigjeve të letër-porosive të dërguara nga gjykata shqiptare. Në përgjigjen e tij, Dondollaku bënte të ditur avokatin mbrojtës që do ta përfaqësonte në gjyq, si dhe i jepte atij atributet për të kërkuar gjykimin e shkurtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›