E Diel, 1 Nëntor 2026

3.5 milionë lekë për KQZ-në për zgjedhjet në Paskuqan

Qeveria i "dhuron" KQZ-aq 3.5 milionë lekë për zgjedhjet në Paskuqan. Këshilli i Ministrave përcaktoi dje një fond të posaçëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të përballuar zgjedhjet e 24 shkurtit në Komunën e Paskuqanit. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, me vendim të qeverisë "Berisha" do t‘i shtohet fondi prej 3 500 000 lekësh. Kjo shumë do të përdoret për paga, materiale dhe shërbime. Nga këto lekë, 1.6 milionë do të shpërndahen për të paguar dhe siguruar punonjësit, ndërsa pjesa tjetër prej 1.9 milionë lekë për materiale dhe shërbime. Këto shpenzime do të mbulojnë zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar komune në Komunën Paskuqan të Qarkut të Tiranës më 24 shkurt 2008. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Tashmë fushata në këtë zonë ka ditë që ka nisur nga të dyja kampet politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›