E Diel, 1 Nëntor 2026

Caktohet fondi limit i shpenzimeve për vitin 2008

Është përcaktuar dje fondi limit i shpenzimeve të Këshillit Kombëtar të Radio dhe Televizionit për vitin 2008. Rreth 100 milionë është fondi total për shpenzimet që do të lihet në përdorim KKRT-së. Ky fond do të ndahet në dy pjesë, ku do të shërbejë për investime dhe shpenzime dhe nga ana tjetër do të përballojë edhe shpenzimet korrente. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998, "Për radion dhe televizionin, publik e privat, në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e fondit limit të shpenzimeve të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, për vitin 2008, në shumën prej 74 400 000 lekësh. Kjo shumë do të përdoret për shpenzimet korrente dhe 25 300 000 lekë do të përdoren për shpenzime dhe investime. Sipas relacionit të përgatitur nga Kryeministri Sali Berisha do të ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi Ministria e Financave dhe Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizionit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar e këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›