E Diel, 1 Nëntor 2026

45 vjet burg për grupin e minave me celular

Procesi ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi që prodhonte mina me celular është mbyllur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet. Trupi gjykues ka dhënë vendimin përfundimtar, duke shpallur fajtorë të pesë të akuzuarit për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak" dhe "mbajtjes së lëndëve narkotike dhe municioneve luftarake", të parashikuara nga nenet 282/a/2, 278/1 dhe Neni 283/1 të Kodit Penal. Sipas këtij vendimi, gjykata ka dënuar me 13 vjet heqje lirie Sandër Gjinajn, me 12 vjet Marash Dushkun, me 12 vjet Rrok Pepën, me 3 vjet Skënder Dedën dhe me 5 vjet burg Festim Dedën. Të pesë të pandehurit e kësaj çështjeje ishin arrestuar në fillim të prillit 2005, në rrethin e Shkodrës. Gjatë operacionit, policia arriti të zbulonte dhe sekuestronte me cilësinë e provave materiale edhe 6 copë eksploziv C4 të modifikuar, plasja e të cilave realizohet me celular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›