E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, dy të plagosur rëndë për pronën

Konflikti për pronën ka shënuar dy ngjarje të rënda mbrëmjen e së dielës në rrethin e Lushnjës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, dy shtetas kanë pësuar plagosje të rëndë dhe janë në rrezik për jetën në spitalin e Lushnjës, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar. Në fshatin Rrapëz të Komunës Kolonjë, pas një debati për pronësinë e tokës që ndodhej mes dy shtëpive, 27-vjeçari Luan Basha ka qëlluar me sëpatë fqinjin e tij, Festim Qorri. Ndërkohë, pronësia ka shënuar një tjetër ngjarje në fshatin Kamçisht të Lushnjës. 21-vjeçari Tasim Tosku, i shtruar në spitalin e Lushnjës, ka denoncuar fqinjën e tij, Rita Masatin se kishte qëlluar atë dhe automjetin e tij me gurë dhe sende të forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›