E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja e Fiorentina Kotorrit mbërrin në gjykatë

Çështje penale ndaj Fiorentina Kotorrit është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet, ndërsa dje është hedhur shorti për gjyqtarin që do të gjykojë këtë çështje. Vajza, e cila u ndalua dy herë nga policia, së pari gjatë arrestimit të Lulzim Berishës në Maqedoni dhe së fundmi gjatë arrestimit të Indrit Taullait në Tiranë, akuzohet për "Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave". Pas hedhjes së shortit, çështja do të gjykohet nga gjyqtari Gjin Gjoni. Vajza nga Gramshi është përfolur si e dashura e Lulzim Berishës, i cili është duke u gjykuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, si drejtues i bandës së Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›