Bie mbi telat e korrentit, vdes
Një 52-vjeçar ka mbetur i vdekur pas rënies në korrent. Burime nga Drejtoria e Policisë së Durrësit bënë të ditur se 52-vjeçari Bexhet Paka nga Durrësi ka qenë duke bërë punime kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi disa tela që përcillnin energjinë elektrike. Në kontakt me to, 52-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai ka qenë duke punuar në tarracën e shtëpisë së tij, ndërsa lagështia e ajrit dhe telat e zhveshur e kanë kthyer në viktimën e radhës të korrentit, i cili dje ka munguar për orë të tëra në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit, pranë repartit të zjarrfikësve, rreth orës 14.30 të ditës së hënë. Familjarët e viktimës thanë se vdekja ishte e menjëhershme.