Kavajë, një shqiponjë kapet rob
Të trishton teksa sheh shpendin simbol të kombit shqiptar të lidhur. Një shqiponjë është kapur pasditen e së dielës në pyllin e Piginit në Kavajë nga i riu Taip Gjuzi. Gjuetia e rrallë ka zgjuar kureshtinë e të gjithë bashkëfshatarëve të 19-vjeçarit Gjuzi nga fshati Tilaj, si dhe në Komunën e Golemit.