E Diel, 1 Nëntor 2026

ALUIZNI, i përkohshëm, jo shumë kompetenca

Projektligji për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje është diskutuar dje në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Ligji kërkon që t‘i merren kompetencat pushtetit vendor duke ia kaluar ato ALUIZNI-t, pretendim i cili është kundërshtuar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Shalsi, por edhe nga anëtarët e opozitës në komisionin parlamentar. Për sa u përket ndryshimeve dhe riformulimit të nenit që parashikon përgjegjësitë dhe detyrat e ALUIZNI-t, ato synojnë të shndërrojnë statusin e kësaj agjencie nga një strukturë bashkërenduese, në një strukturë ekzekutive të kualifikuar. Sipas projektligjit, procesi i deritanishëm ka sjellë nevojën e ndërhyrjes së ALUIZNI-t për realizimin me sukses dhe në përputhje me afatet ligjore të procedurave, si të identifikimit në terren të objekteve informale, përcaktimit të vijave të verdha, hartimit të dokumentacionit ligjor e hartogarfik të zonave etj. Kjo është kundërshtuar nga disa deputetë të mazhorancës. Rexhep Uka ka theksuar se nuk mund t‘i jepen kaq shumë kompetenca një institucioni i cili do të jetë i përkohshëm në funksionin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›