Rama vijon turin e dialogut
Aspak i shqetësuar. Të paktën publikisht. Kështu është shfaqur kreu i socialistëve, Edi Rama, që pas ftohjes së tij me Ilir Metën. Vetëm për një moment ai ka pranuar të flasë për kreun e LSI-së, duke e paralelizuar me politikën e vjetër. Njësoj sikurse anatemoi ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kreun e qeverisë, Sali Berisha. Etiketim i njëjtë që i erdhi kohë më parë kreut të LSI-së edhe nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi. Qëndrime që jo rastësisht duken në të njëjtën gjatësi vale me njëra-tjetrën, ndonëse të sfazuara në kohë.