Legalizimet, Berisha: Të kalojë ligji në Kuvend
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, bën kompromis me deputetët demokratë për ligjin e legalizimeve. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, me dyer të mbyllura tri kanë qenë temat e nxehta të diskutuara mes deputetëve dhe liderit të tyre, Sali Berishës. Çështja e legalizimeve, ERT dhe ligji i përgjimeve kanë qenë në fokusin e mbledhjes së djeshme të grupit kuvendor demokrat. Kryeministri u ka kërkuar deputetëve të tij të mos shqetësohen për kalimin e këtij ligji në Kuvend për shkak se ai do të marrë votat e duhura për të konkretizuar në ligj. projektligji është kundërshtuar nga opozita, megjithatë Kryeministri Berisha shprehet i sigurt për ta kaluar këtë projekt në Kuvend. Vendimi për agjencinë e legalizimit të zonave informale është diskutuar më përpara në Komisionin e Ligjeve dhe në Kuvend është pritur marrja e votave të duhura. ALUIZNI identifikon në terren zonat informale dhe përcakton ligjshmërinë e ndërtimeve brenda vijave të verdha.