E Diel, 1 Nëntor 2026

"Abuzime me shifrat, nuk janë aq të larta"

Shifrat e përdoruesve të drogës në Shqipëri nuk janë të sakta. Shumë organizata jofitimprurëse, të cilat merren me trajtimin apo kanë fituar projekte të ndryshme që kanë lidhje me terapitë për të droguarit nuk monitorohen nga shteti. Po ashtu në konferencën e fundit të mbajtur veçanërisht për problemet me drogat në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka pasur asnjë të dhënë konkrete të raportuar zyrtarisht. Gjatë konferencës, të dhënat e ISHP-së për të droguarit janë referuar nga organizata joshtetërore. Nisur nga kjo dhe njëkohësisht edhe nga mungesa e një baze të dhënash, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë do të nisin këtë vit kërkimin për të gjetur numrin real të përdoruesve të drogave në Shqipëri. "Po abuzohet me shifrat e të droguarve në vendin tonë, janë rreth 19 organizata jofitimprurëse, të cilat financohen nga "Global Faund" vetëm me projekte për drogën. Kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që për këto të ketë një sektor mbikëqyrjeje, ndërsa apo organizojmë mbledhjen e të dhënave në qytetet kryesore të vendit", sqaroi specialisti i ISHP-së, Shuperka. Sipas tij, në kërkimin e të dhënave të sakta për përdoruesit e drogave do të marrin pjesë edhe specialistë edhe vullnetarë, të cilët do të ngrenë disa qendra lëvizëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›