Shteti, të përfshijë në punë të gjitha kategoritë sociale
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, OSFA, nisur nga disa shqetësime të mprehta që ka shoqëria shqiptare ndërmori kryerjen e projektit "Hartimi i politikave dhe strategjive që mënjanojnë përjashtimin dhe inkurajojnë përfshirjen sociale". Ky projekt që shtrihet përgjatë një viti synoi të sensibilizojë
qeverinë shqiptare, shoqërinë civile, punëdhënësit, sindikatat, duke siguruar një koordinim më të madh. Si një veprimtari afatgjatë, zbatimi i projektit do të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes energjike nga të gjitha grupet e interesit, duke u bazuar në platforma të pranuara gjerësisht. Qëllimi final i këtij projekti është jo vetëm për të luftuar përjashtimin, por edhe
për të ndërtuar një bazë të qëndrueshme për të mbështetur përfshirjen, pjesëmarrjen dhe integrimin. Si fazë e parë e këtij projekti ishte organizimi i një seminari dyditor në mjediset e hotel "Tirana International". Ekspertë të përfshirjes sociale nga
Tirana, Shkupi, Sofia, Bukureshti, Zagrebi, Varshava e Praga sollën problematika dhe përvoja të arritura në vendet e tyre duke iu referuar edhe konventave dhe dokumenteve ndërkombëtare në këtë fushë.