Akademia e Arteve, studentët marketing me punët e tyre
Autori i Lajmit: red.
Jeta artistike në Akademinë e Arteve të bukura këtë sezon do të jetë shumë më e gjallë për vetë studentët dhe publikun kryeqytetas. "Studentët e viteve të dyta, të treta dhe të katërta, me punët më të mira krijuese të tyre, le të fillojnë të bëjnë një marketing me punët e tyre dhe, pa dyshim, ato të shohin dritën e skenës, të jenë në kontakt me publikun kryeqytetas, pra qoftë nga fakulteti skenik, nga muzika apo nga arti figurativ me ekspozita të ndryshme", - u shpreh Petrit Malaj, rektor i fakultetit të Artit Skenik. Rektori Malaj thotë se, në ndjekje të traditës së "Stinës koncertore" të Fakultetit të Muzikës, këtë vit kjo stinë do të zgjerohet duke përfshirë edhe dy fakultetet e tjera. "Ne kemi detyrim përsëri të krijojmë kushte, të krijojmë mundësi ambienti që ata të punojnë dhe më pas të nxjerrin një krijimtari të tyren, pse jo, ta ekspozojnë përpara publikut. Megjithatë, do të më pëlqente më shumë që ato çka janë në nivele më premtuese, të cilat i gjykojnë dhe specialistët, pra pedagogët të përbëjnë stinën koncertore të Fakultetit të Muzikës, stinën skenike të fakultetit të artit skenik dhe stinës së ekspozitave të fakultetit të arteve figurative", - vijoi Malaj. Kështu, studentët e Akademisë këtë sezon do të kenë më shumë mundësi dhe mbështje për punët e tyre, ashtu si dhe publiku kryeqytetas do të shijojë më shumë shfaqje muzikore, teatrore dhe ekspozita.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008