Dypunësimi i pedagogëve lejohet me 90 orë mësimi
Autori i Lajmit: red.
Pedagogët që punojnë në universitete publike do të jenë të lirë të punojnë dhe në ato private, vetëm në rast se nënshkruhen marrëveshje mes këtyre institucioneve. Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgaq Kacani, konfirmoi dje se stafi pedagogjik është i lirë të punojë, por duhet të vendosen disa kritere ligjore. "Çdo punonjës i universiteteve publike, ka të drejtën e tij ligjore të punësohet në universitetet private, por me një ngarkesë mësimore që e lejon ligji, një ngarkese mësimore prej 90 orësh", - u shpreh Kacani. Por jo në pak raste, ka pasur ankesa nga vetë studentët, kur pedagogët braktisin sallat e auditoreve, për të bërë mësim diku tjetër. Kryetari i Konferencës së Rektorëve theksoi se në raste të tilla, kur ka ankesa me fakte nga studentët, pedagogëve duhet t u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit. "Nëse do të konstatojmë raste të tilla, që të lësh punën ose mësimin pa zhvilluar në universitetin ku je, dhe të shkosh në universitete, qoftë ky publik ose privat, unë do të isha i mendimit që ky punonjës i stafit akademik, nuk do të gëzonte më të drejtën e punësimit në atë institucion ku ai ka lënë mësimin dhe që merr rrogën", - vijoi ai. Vetëm tri ditë më parë, ministri i Arsimit, Fatos Beja, deklaroi se pedagogët janë të lirë të punojnë në universtitetet private, pasi të mbushin detyrimet në ato publike. Por kjo deklaratë ka sjellë përplasje me disa prej rektorëve, si me atë të Tiranës, i cili është shprehur se nuk do të lejojë asnjë pedagog të jetë i dypunësuar.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008