Të diplomuarit për mësuesi kthehen të punojnë në vendlindje
Autori i Lajmit: red.
Këtë vit shkollor, në rrethin e Tropojës janë kthyer për herë të parë pas 18 vjetësh, të gjithë studentët e këtij rrethi që kanë mbaruar studimet e larta për mësuesi. Drejtori i Zyrës Arsimore të rrethit, Agim Demushi, tha se 13 studentët e këtij rrethi që kanë mbaruar për arsim, janë kthyer në vendlindje dhe kanë kërkuar të punojnë në këtë sektor. Ai theksoi se është hera e parë në 18 vitet e fundit që ndodh një gjë e tillë dhe se kërkesat për të punuar në arsim janë bërë edhe nga të diplomuar që kanë kryer studimet e larta në degë të tjera. "Rritja e kërkesës për të punuar në arsim sjell dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies, veçanërisht në lëndët shoqërore, sepse të gjithë studentët që kanë aplikuar janë diplomuar për lëndët shoqërore. Mësuesit e lëndëve të shkencave të natyrës ende mungojnë në Tropojë dhe mungesat ndihen më shumë sidomos në matematikë e fizikë", - tha Demushi. Gjatë këtij viti shkollor, në 31 shkollat e arsimit parauniversitar të rrethit të Tropojës parashikohet të japin mësim rreth 490 mësues, 68 nga të cilët, kryesisht në shkollat e zonave të thella e me klasa kolektive, nuk e kanë arsimin përkatës. Deri para disa vitesh, mbi 35 për qind e mësuesve të këtij rrethi ishin pa arsimin përkatës.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008