E Diel, 1 Nëntor 2026

Baleti shqiptar në 50 vite, tani në një libër

Autori i Lajmit: red.
Historiku i shkollës Kombëtare të Koreografisë, një shkollë ku kanë marrë kulturën artistike, përgatitjen profesionale, si dhe nismën e debutimit skenik, një plejadë balerinësh, do të promovohet muajin e ardhshëm, në Tiranë. Blerina Arbana, drejtoreshë e kësaj shkolle, njëherazi autore e këtij libri, thotë se “libri ka si qëllim të evidentojë vlerat e kësaj shkolle, ku përmes metodikave të specialistëve të baletit shqiptar, u krijuan gjenerata të tëra balerinësh, një kontingjent ky eficient dhe i përhershëm për skenën shqiptare të baletit”. Sipas saj, çdo gjë i takon, para së gjithash, pesë nismëtarëve që thyen tabutë e asaj kohe: Petrit Vorpsi, Zoica Haxho, Agron Aliaj, Ganimet Vëndresha, Xhemil Simixhiu, të cilët ajo i konsideron ikona të shkollës, apo gurë themeltarë të këtij arti në Shqipëri. “Kjo shkollë është burimi ku kanë marrë kulturën artistike, përgatitjen profesionale, si dhe nismën e rrjedhës së debutimit skenik, një plejadë balerinësh, gjatë këtij gjysmë shekulli”, - tha ajo. "Shkolla Kombëtare e Koreografisë", ose Shkolla Shqiptare e Baletit, u krijua në vitin 1957 nga një grup artistësh të talentuar. Në 50 vite pune në përgatitjen e edukimin teknik të nxënësit, janë skalitur gjenerata të tëra balerinësh, të cilët deputojnë sot jo vetëm ne skenën shqiptare, por dhe në skenat më prestigjioze të botës.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›