Njihen 320 diploma të huaja
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka përfunduar njohjen e diplomave për rreth 320 studentë, të cilët i kanë kryer studimet universitare jashtë vendit. Zyra e shtypit e kësaj ministrie bëri të ditur dje se gjatë procesit të njohjes së titujve të studimit u konstatuan probleme të ekuivalentimit të disa diplomave të huaja nga vende me sisteme arsimore të ndryshme nga sistemi ynë arsimor, pasi duheshin interpretuar për t u përshtatur në përputhje me ligjin e ri të Arsimit të Lartë. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, në MASH janë kryer rreth 430 aplikime për njohje diplome, të cilat vijnë kryesisht nga Italia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Turqia, SHBA, Kosova, Maqedonia dhe Rusia. Procedurat e verifikimit për njohjen e diplomave që vijnë kryesisht nga këto shtete, ende vazhdojnë. Sipas MASH, një diplomë refuzohet të njihet kur ajo është e falsifikuar, ose kur ky dokument lëshohet nga institucione të paakredituara. Ndërsa rastet e njohjes së pjesshme, janë kryer kur programi lëndor nuk përputhej me programin vendas. Kërkesat kryesore të procedurës së njohjes së një diplome nisin me verifikimin e saj dhe të statusit të universitetit që lëshon një dokument të tillë. Një grup pune, i përbërë nga specialistë, kryejnë vlerësimin e programit lëndor dhe cilësimin e diplomës me të drejtat që ajo nënkupton. Sipas MASH, me zbatimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë, procesi i njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave pritet të përmirësohet dukshëm.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008