E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët, ja me sa pikë e fitoni universitetin

Autori i Lajmit: red.
Pas përpunimit të të gjithë të dhënave të grumbulluara për kandidatët maturantë për studime në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, APRIAL realizoi përcaktimin e fituesve të Fazës së Parë. Nga Lista e fituesve të kësaj faze, është nxjerrë tabela e pikëve me të cilat ka fituar në një program të caktuar studimi, fituesi i fundit. Në kolonën Rend, ku është vendosur i rendituri i fundit, bie në sy se në disa programe studimi, nuk ka patur kërkesa për të plotësuar kuotat. P.sh. në programet e studimit Vreshtari Enologji të Universitetit Bujqësor, Inxhinieri Fizike të Universitetit Politeknik, Matematikë – Fizikë të Universitetit të Korçës etj. Në kolonën Renditja Bazë, tregohet se i sati është renditur fituesi i fundit, në renditjen fillestare për atë program studimi, p.sh. në programin e studimit 026 – Administrim Biznes të Universitetit të Tiranës, fituesi i fundit (i 460 – ti) është renditur i 1928 ndër të gjithë ata që kanë shënuar në një nga preferencat e tyre këtë program studimi.

Ky lajm është publikuar: 09/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›