Aksident, transportohet me helikopter 20-vjeçari
Tropojë- Një 20-vjeçar nga Bajram Curri është dërguar me helikopter në spitalin e Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pas një aksidenti automobilistik.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale mësohet se ngjarja ndodhi në një nga rrugët e qyetetit të Bajram Currit. “20-vjeçari Shkëlzen Hajdarmataj u plagos rëndë, teksa ishte duke udhëtuar me motoçikletë”- thanë burimet policore. Sipas tyre, ai është përplasur një nga autoveturë që po qarkullonte në atë rrugë me shpejtësi të madhe.
Sipas policisë, ndihma në spitalin rajonal ka qenë e pamundur, pasi i riu ka qenë në gjendje shumë kritike, për shkak të plagëve që mori pas goditjes nga automjeti.
Sipas mjekëve të urgjencës ai kishte dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe kërkonte ndihmë të specializuar.
Për këtë është kërkuar ndërhyrja e një helikopteri, për të bërë transportimin e tij në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes u mbodh grupi i eksperëtve, të cilët janë duke hetuar rrethe shkaqeve të aksidentit.