E Diel, 1 Nëntor 2026

Morin, mbërrijnë mbi 900 pushues kosovarë

Kukës- Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në doganën e Morinit në Kukës, mbi 900 udhëtarë kosovarë me 18 autobusë dhe dhjetëra makina. Ata janë kryesisht pushues që frekuentojnë plazhet e Shqipërisë.

Sipas policisë kufitare, pritet që fluksi i udhëtarëve nga Kosova të vijë duke u rritur në ditët e ardhshme, kur dihet që sezonet më të preferuara për pushime janë ato 15-30 korrik dhe 1-15 gusht.

Për të lehtësuar lëvizjen e turistëve në këtë pikë doganore janë shtuar edhe sportelet.

Ndërkohë policia e Kukësit në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të policisë kufitare, pushtetin vendor dhe komunave kufitare kanë hartuar një plan të posaçëm masash që synon parandalimin e çdo ngjarjeje.

Në kufirin Shqipëri - Kosovë funksionojnë aktualisht 5 pika të kalimit kufitar, prej të cilave Morini, Shishtaveci e Orgjosti në rrethin e Kukësit, Qafë Prushi në rrethin Hasit dhe Qafë Morina në rrethin e Tropojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›