E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik, familjarët zihen në gjykatë për pretencën

Një tragjedi familjare që ka çuar në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dy fëmijëve në një aksident të rëndë automobilistik, tetë muaj pas ngjarjes së rëndë, rikthen konfliktin, këtë herë në ambientet e gjykatës. Seanca e fundit gjyqësore në ngarkim të autorit nga Dibra Ledion Reci, ka sjellë edhe tension në sallën e gjyqit. Prokurori i kësaj çështjeje ka kërkuar nga gjykata një dënim me 6 vjet heqje lirie. Ndërsa kanë dëgjuar pretendimet e akuzës, të afërm të tre viktimave të familjes Bejleri, janë irrituar në sallë, duke derdhur një lumë akuzash kundër Prokurorisë së Korçës, për favorizim të autorit. Rrëmuja që është shkaktuar në sallë kur të afërmit kanë nisur të konfliktohen edhe me palën e autorëve, ka dashur ndërhyrjen e forcave të sigurisë së institucionit të gjyqësorit në Korçë dhe të atyre të rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›