Shqiponjën e merr në dorë shteti
Djali që kapi shqiponjën rrezikon të gjobitet, ndërsa mjedisi dhe pyjorja e Kavajës kërkojnë të marrin në mbrojtje shqiponjën e kapur në pyll. Që herët në mëngjes, në shtëpinë e Taip Gjuzit në fshatin Tilaj janë paraqitur inspektorët e mjedisit të Kavajës duke i kërkuar të marrin në dorëzim shpendin e rrallë dhe për këtë do të gjobitet. Më pas 19-vjeccari deklaroi se ia kishin marrë shqiponjën me dhunë.