E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenton motoçiklistin, nën hetim 38-vjeçari

Aksidenton në rrugë një 30-vjeçar që udhëtonte me një motor, ndërkohë që tashmë do të jetë nën hetimin e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Përplasja mes një mjeti tip motor dhe një mjeti tip "BMW" ndodhi mesditën e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit. Emil Koxhaku ngeli i plagosur, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij tip motoçikletë si pasojë e përplasjes me një mjet tip "BMW". Mjeti me targa BR5994A, që drejtohej nga Agron Hoxha udhëtonte për në hyrje të qytetit, ndërkohë që mjeti tip motor dilte nga qyteti. Në udhëtim e sipër në lagjen "Çlirim", makina ka përplasur motorin, duke dëmtuar rëndë edhe drejtuesin e tij, i cili pas disa rrotullimesh në ajër përfundon në tokë. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore mësohet se aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët e policisë rrugore që mbërritën në vendin e ngjarjes, nga hetimet e para mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e automjetit. Ai do të jetë nën hetim në gjendje të lirë për këtë shkelje të rregullave të qarkullimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›