E Diel, 1 Nëntor 2026

Seks me të miturën, për ca ëmbëlsira

Ëmbëlsira dhe çokollata në këmbim të seksit. Dyqanxhiu i fshatit, njeriu që mban listat pafund të borxheve të familjeve të varfra, mund të përfitojë ç‘të dojë nga bollëku i dyqanit të tij. Dyqanxhiu i Maricajt në Tepelenë qëlloi qejfli dhe dyqani ia përmbushi dëshirat perverse. Viktima ishte një vajzë 13 vjeçe, që për shkak të varfërisë dhe moshës, nuk i bëri dot ballë tundimit të ëmbëlsirave dhe u bë për gjashtë muaj me radhë, e dashura e dyqanxhiut 70 vjeç.

Historia e llahtarshme përfundoi dje, kur agjentët e policisë të sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, arrestuan 70-vjeçarin nga fshati Maricaj i Komunës Buz në Rrethin e Tepelenës, i cili prej afro 6 muajsh kryente rregullisht marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare.

Burime të policisë të Komisariatit të Tepelenës bënë të ditur se i akuzuari për ngacmime seksuale me të miturën është ndaluar të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 17:30, në dyqanin e tij në qendër të fshatit Maricaj.

Ai quhet Gëzim Hyso Vela, i vitlindjes 1938, lindur dhe banues në fshatin Maricaj të Komunës Buz të Rrethit Tepelenë. Denoncimi është bërë nga e mitura me inicialet A.D., 13 vjeçe, lindur dhe banuese në fshatin Maricaj, e cila në momentin e denoncimit shoqërohej edhe nga nëna. Policia saktësoi se denoncimi është bërë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë. Ndërkohë, burime të prokurorisë, që i referohen denoncimit të bërë theksojnë se shtetasi Gëzim Vela, akuzohet se me anë të mashtrimit e ka detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale me të, për një kohë të gjatë, nga muaji korrik 2007, deri më datën 22 janar të këtij viti. Raportet seksuale të të moshuarit me të miturën janë favorizuar dhe kryer në rrethanat kur i akuzuari që ka një dyqan, në të cilin tregton artikuj të ndryshëm, mes tyre edhe ëmbëlsira, çokollata dhe mallra të tjerë industrialë dhe ushqimorë.

Sipas deponimeve të viktimës, dyqanxhiu plak, fillimisht e ka mashtruar me anë të të mirave materiale dhe më pas i është imponuar dhe i ka bërë presion se do të përhapte lajmin dhe namin e keq për të miturën.

Për shkak të moshës së mitur, vajza nuk ka treguar në familje për marrëdhëniet që kryente rregullisht me të moshuarin. Në momentin kur viktima ka refuzuar marrëdhëniet dhe nuk ka pranuar të vazhdojë më tej, i arrestuari Gëzim Vela e ka kërcënuar dhe nga frika, vajza ka treguar në shtëpi.

Rasti

Një dyqanxhi nga

Fieri pret dënimin

Një dyqanxhi 40-vjeçar është duke pritur dënimin, pasi në ditët e para të vitit 2008 ka përdhunuar një 15-vjeçare nga fshati i tij. Vasil Kane u arrestua më 10 janar me akuzën e "marrëdhënieve seksuale me të mitura". Sipas policisë, ngjarja është regjistruar në fshatin Sektor Seman të Komunës Topojë, Rrethi Fier. Ai dyshohet se ka përdhunuar 15-vjeçaren Malvina Çuçi. Kjo e fundit ka dëshmuar në polici e gjykatë se është përdhunuar në dyqanin e Kanes. Sipas dëshmisë, i arrestuari ka pasur një dyqan në qendër të fshatit dhe pikërisht prej portës së dyqanit ka tërhequr të miturën për ta përdhunuar më pas. Gjatë zhvillimit të gjyqit doli se familja e vajzës së dhunuar kishte shumë borxhe ndaj dyqanxhiut, çka ngriti edhe dyshimet për një histori të sajuar për shkak të këtyre borxheve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›