E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi, Shqipëria nuk ka vaksina për meningjitin

Viti 2008 do të jetë pikënisja për shtimin e zgjerimit të mëtejshëm të kalendarit të vaksinimit, me anë të fondit të përfituar nga ndërkombëtarët. Deri tani, në vendin tonë, nuk ka qenë e parashikuar në kalendar vaksina e meningjitit, por pritet që ajo të nisë të shpërndahet në popullatë sipas grafikut normal, me anë të një projekti të ri. Ende nuk ka nisur zbatimi i kësaj fushate vaksinimi, por projekti pritet të fillojë shumë shpejt dhe për një periudhë 5-vjeçare.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, një e treta e fëmijëve që arrijnë të mbijetojnë pas meningjitit të shkaktuar nga HIB paraqesin çrregullime të vazhdueshme si paraliza, vonesë në zhvillimin mendor, shurdhëri apo çrregullime për sa i përket të mësuarit.

Vaksina

Në shkurt të vitit 2007, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi zyrtarisht se përfaqësuesit e këtij sektori kishin marrë përgjigjen pozitive nga GAVI (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin) për një financim prej 2.3 milionë dollarësh. E gjithë kjo shumë do të shkojë për aplikimin e vaksinës HIB. Kjo përbën një përpjekje shumë të rëndësishme për të parandaluar sëmundje mjaft serioze te fëmijët, si meningjiti apo pneumonia që shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në moshat e vogla. Kjo shumë që i akordohet Shqipërisë mbulon aplikimin e vaksinës për një periudhë 5-vjeçare (445 mijë dollarë çdo vit si dhe një grant 100 mijë dollarë për implementimin e projektit). Vaksinimi përfshin 3 doza dhe nuk ka nevojë për rivaksinim. Ai nis në moshën kur fëmija është dy muajsh, doza e dytë në moshën 4 muajsh dhe në moshën 6 muajsh doza e tretë. Kjo vaksinë ka një efikasitet prej 95 për qind ndaj HIB (Heamofilus Influenza tipi B), domethënë 95 për qind e fëmijëve të vaksinuar i shpëtojnë sëmundjeve të rënda respiratore.

Çdo ditë, në vendin tonë, diagnostikohen dy deri në tre fëmijë me probleme respiratore. Mesatarisht rreth 74 prej tyre humbasin jetën si pasojë e komplikacioneve. Rreth 1 e katërta e fëmijëve të globit janë të rrezikuar nga pneumonia dhe meningjiti këtu duke përfshirë edhe bebet shqiptare. Ndërkohë që këto sëmundje respiratore akute zënë vendin e parë të vdekshmërisë foshnjore.

Sëmundja

Duke njohur peshën specifike që kanë këto sëmundje në vdekshmërinë foshnjore dhe shpenzimin ekonomik të trajtimit, shumë vende të botës kanë këmbëngulur për të futur vaksinën e HIB në programet e tyre të vaksinimit. Por vetëm një e treta e vendeve në zhvillim kanë arritur ta bëjnë atë pjesë të kalendarit të vaksinimit. Tashmë edhe vendi ynë, në saj të një ndihme nga ndërkombëtarët, do të arrijë të sigurojë vaksinat për të shpëtuar fëmijët shqiptarë nga meningjiti dhe pneumonia.

Sipas përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik me këtë vaksinë skema jonë e parandalimit është pothuajse e kompletuar. Pjesë e saj tani do të bëhen vetëm vaksinat e reja që në botë sapo kanë nisur aplikimin. Që nga viti 2000 në kalendarin shqiptar të vaksinimit janë futur 3 vaksina. Ajo e rubeolës, parotitit (fruthit) dhe së fundi HIB, për të cilin aplikimi në GAVI ka nisur dy vjet më parë. GAVI ka financuar për vendin tonë po për një periudhë 5-vjeçare edhe vaksinën e Hepatitit B.

Parandalimi

Kalendari i vaksinave

Që nga viti 2000, në kalendarin tonë të vaksinimit janë futur 3 vaksina, ajo e rubeolës, parotitit (fruthit) dhe së fundi HIB, për të cilin aplikimi në GAVI ka nisur dy vjet më parë. GAVI ka financuar për vendin tonë po për një periudhë 5-vjeçare edhe vaksinën e Hepatitit B.

Rreziku

Statistikat në vend dhe botë

HIB shkakton çdo ditë në botë 8 mijë raste sëmundjesh, ndër të cilat 1000 vdekje të fëmijëve më të vegjël se 5 vjeç. Tre të katërtat e fëmijëve të globit janë të rrezikuar nga meningjiti dhe pneumonia që shkakton HIB-i.. Në vendin tonë këto sëmundje respiratore akute zënë vendin e parë në vdekshmërinë foshnjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›