E Diel, 1 Nëntor 2026

Borusia, optimiste për Jens Lehman

Në një konferencë për shtyp, Mark Zork (drejtor sportiv i Borusias së Dortmundit, që rinovoi kontratën deri në vitin 2009) ka folur rreth bisedimeve që mund të rikthejnë Lehman te klubi gjerman. Zork ka folur me entuziazëm rreth "gardianit" 38-vjeçar, duke pohuar se po mban kontakte të afërta si me Arsenalin ashtu edhe me futbollistin. Në fund të sezonit, Borusia i ka ofruar një kontratë Lehmanit, që nga ana e tij ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur rreth së ardhmes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›