Barça, 20 emra për portierin
Dëmtimi i Zhorkera gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit i ka krijuar shumë probleme Barcelonës, e cila është e detyruar të kërkojë një portier zëvendësues për pjesën e dytë të sezonit. Por katalanasit do të kenë mundësi të zgjedhin mes 20 kandidaturave të cilat janë vetofruar për të qëndruar në stolin e Barçës për 6 muajt e ardhshëm. Sipas gazetës "Marca", kandidatët janë Ustari (Getafe), Pinto (Selta), Kavalero (Levante), Vesterveld (Sparta), Asenjo (Vajadolid), Karini (Mursia) dhe Aouate (La Korunja).