Domenek, kthehet në "problem publik"
Trajneri i përfaqësueses franceze, Rajmond Domenek, është kthyer në një problem edhe për vendin e tij. Ai ka kërkuar që të ketë sa më parë lojtarët e përfaqësueses në dispozicion para fillimit të EURO 2008, duke pretenduar ndryshimin e kalendarit të aktiviteteve, mes të cilave edhe finalen e Kupës së Francës. Por televizionet franceze e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. "Finalja e Kupës së Francës nuk preket. Do të krijohej shumë konfuzion", u shpreh drejtori sportiv i "France Televisions".