E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Franca, gati pasardhësi i Didës

Sipas spekulimeve që vijnë nga Franca, Milani duket se po monitoron me kujdes portierin Hugo Lloris, që cilësohet si pasardhësi i Nelson Didës. Klubi kuqezi po përgatit terrenin, në mënyrë që 21-vjeçari i Nicës të vihet nën urdhrat e Ançelotit sezonin e ardhshëm. Interes të veçantë për Lloris kanë shfaqur edhe disa klube të mëdha evropiane, që e vlerësojnë si talent me të ardhme, mes të cilave Lioni, Valencia dhe Bajerni i Mynihut (e disa muaj më parë edhe nga Interi e Lacio).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›