E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleatët e djathtë: Do të bllokojmë komisionin

Aleatët e PD-së kërcënojnë dy partitë e mëdha për reformën zgjedhore. Një ditë pas deklaratës së dy liderëve të PD-së dhe PS-së, të vegjëlit e politikës janë mbledhur në një tryezë për t‘i treguar Berishës dhe Ramës se partitë e vogla janë të bashkuara dhe në rast se nuk përfshihen në reformën zgjedhore, ato premtojmë dështimin e komisionit të reformës elektorale. "Dua të theksoj faktin se ne nuk kemi asnjë rezervë lidhur me negociatat dhe marrëveshjet politike midis partive", u shpreh kreu i grupit kuvendor të PR-së, Arjan Madhi, duke shtuar gjithashtu se "për sa kohë që ne ndihemi të përjashtuar nga ky proces, ai merr formën e kushtëzimit". Duke kërkuar një proces të hapur dhe një marrëveshje ku të jenë të përfshira të gjitha forcat politike në vend, Madhi u shpreh se "tashmë janë të gjitha mundësitë, ndaj është më se e domosdoshme që ky proces të fillojë punën e tij, me qëllim përmbushjen e një nga pikave më themelore të kërkuara për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›