Berisha, ambasador në Gjermani
Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme ka miratuar pa votat e opozitës kandidaturën e Mal Berishës si ambasador të Shqipërisë në Gjermani. Nga burime brenda komisionit, pasi diskutimi i kandidaturës së ambasadorit është bërë me dyer të mbyllura, bëhet e ditur se opozita është shprehur kundër, duke e argumentuar qëndrimin e saj se kandidatura është politike. Por pavarësisht qëndrimit të opozitës, deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Jashtëm, e kanë miratuar kandidaturën e Berishës si diplomat në Berlin. Kuvendi ia ka kaluar dosjen e tij për dekretim Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Tashëm mbetet që kreu i shtetit të japë ose jo miratimin për këtë emër dhe më pas diplomati Mal Berisha të nisë zyrtarisht detyrën e tij si ambasador i Shqipërisë në Gjermani.