E Diel, 1 Nëntor 2026

Amauri "thërret" Sër Aleks Ferguson

Sulmuesi i Palermos, Amauri, beson se trajneri i Mançester Junajted, Sër Aleks Ferguson, mund të hyjë në garën për ta blerë, nëse e sheh duke luajtur. Sipas zërave që qarkullojnë në merkato, braziliani, i cili ka shënuar tetë gola në Serinë A gjatë këtij sezoni, ndiqet me vëmendje nga Reali i Madridit, Milani, Çelsi dhe Juventusi. Amauri, që pritet të marrë shtetësinë italiane pasi është "injoruar" për një kohë të gjatë nga përfaqësuesja braziliane, i sugjeroi Fergusonit që të udhëtojë drejt Italisë dhe ta ndjekë nga afër. Për "Sky Italia" ai tha: "Milani, Barcelona, Juventusi e tashmë edhe Çelsi. Oh, se harrova është edhe Reali i Madridit. Mançester Junajted? Të flasim me Fergusonin. Përse ai nuk vjen të ndjekë nga afër ndonjë ndeshje të Palermos? Mbase i mbushet mendja të futet në garën për të më blerë". Rreth zërave se Çelsi e kërkon për të zëvendësuar Didier Drogba ai tha: "Drogba? Duhet të jetë prej modelit të flokëve. Gjithsesi, shumë herë më kanë thënë që jam i ngjashëm me të në fushë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›