E Diel, 1 Nëntor 2026

SuperBowl, Xhajants triumfi surprizë

Duhej të kishte qenë Super Bowl i Tom Bredit, ai që do të shënonte hyrjen e Nju Ingland Patriots në historinë e futbollit amerikan: 18 fitore e asnjë humbje, skuadra e parë që e mbyll sezonin pa asnjë humbje. Por, në ndeshjen e 19 diçka nuk shkoi sipas parashikimeve. Vetëm 35 sekonda nga mbyllja e një prej finaleve më të bukura në histori, organizatori Eli Mening ka nisur aksionin e shndërruar në "touchdown" nga Plaksiko Burres. Skuadra më pak e kuotuar, Nju Jork Xhajants, shpallet kampione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›