E Diel, 1 Nëntor 2026

Lala, në 11-shin ideal të Bundesligës

Mesfushori shqiptar, Altin Lala, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 18-të në Bundesligë. Paraqitja e 32-vjeçarit në fushën e Hamburgut, ku Hanover 96 barazoi 1-1, është vlerësuar me nota maksimale. "Shqiptar ishte një figurë me shumë peshë për Hanoverin në këtë ndeshje, mbi të gjitha në 45 minutat e para, vlerësonte sajti ‘goal.com‘. Përkrah Hano Balitsh, ai zotëroi mesin e fushës, duke bërë që ekipi kundërshtar ta kishte shumë të vështirë të hynte në lojë gjatë pjesës së parë. Ndërhyrje dhe vrapime, një paraqitje e cila në tërësi mund të vlerësohet si shumë e mirë". Në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë në portë qëndron "gardiani" i Hamburgut, Rost. Mbrojtja përbëhej nga Rukavina (Borusia), Franz (Karlsruhe), Simunek (Volfsburg), Aihner (Karlsruhe), mesfusha nga Rakitiç (Shalke), Rolfes (Leverkusen), Barneta (Leverkusen). Në sulm është votuar dyshja Kuranji (Shalke) e Fenin (Ajntraht Frankfurt).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›