Gjermania, 250 mijë euro për triumfin
Secili nga 23 futbollistët e Kombëtares gjermane që do të jetë pjesë e skuadrës për "Euro 2008", aktivitet që do të zhvillohet nga data 7 deri në 29 qershor, do të përfitojë 250 mijë euro premio në rast se skuadra shpallet kampione. Bonusi është përcaktuar gjatë një takimi të zhvilluar ndërmjet drejtuesve të Federatës Gjermane (DFB) dhe përfaqësuesve të lojtarëve, Mikael Balak, Jens Lehman, Miroslav Klose dhe Bernd Shnajder, përpara miqësores me Austrinë. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në "Euro 2004" dhe Botërorin 2006, lojtarët do të përfitojnë premio vetëm nëse kualifikohen në çerekfinale. Nëse eliminohen në raundin e dytë (ndeshjet pas grupeve), ata do të marrin 50 mijë euro për kokë, shumë e cila dyfishohet nëse skuadra eliminohet në gjysmëfinale. Lojtarët e drejtuar nga Joakim Lëv do të përfitojnë 150 mijë euro secili, nëse arrijnë deri në finalen e aktivitetit dhe humbasin. Gjermania, që doli e treta në Botërorin 2006, ishte skuadra e parë që u kualifikua për në fazën finale të "Euro 2008".