E Diel, 1 Nëntor 2026

Anglisht për policët e kufirit

 

KUKES - Drejtoria e Policisë Kufitare në Kukës nis kurse të mësimit të gjuhës angleze për punonjësit e saj. Në banga janë ulur policët e shërbimeve, të cilët përballen më pritje-përcjelljet e shtetasve të huaj në pikëkalimin kufitar. Në kuadër të ruajtjes dhe menaxhimit të integruar të kufijve dhe realiteteve të reja drejt BE-së, ky kurs, ku natyrisht merren elementët bazë të anglishtes është nxitur edhe nga organizmat e huaja, që monitorojnë punën e policisë shqiptare, si dhe nga Misioni i OSBE-së në Shqipëri. Tashmë klasa është në kushte normale dhe policët kanë nisur të marrin njohuritë e para. Drejtori i Policisë Kufitare të qarkut të Kukësit, Ylber Zyberi u shpreh se ky proces është një domosdoshmëri në punën e policisë kufitare, e cila po shkon drejt standardeve evropiane, dhe rrit cilësinë e shërbimit të policisë kufitare.                                  j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›