E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në darkën e shtruar nga Presidenti Bush

 

Presidenti Bamir Topi, i shoqëruar nga zonja e parë, Teuta Topi ka marrë pjesë në pritjen dhënë dje nga Presidenti i SHBA, Xhorxh Ë. Bush për nder të kryetarëve të shteteve pjesëmarrëse në punimet e sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë pritjes Presidenti Topi pati mundësinë të takohet dhe të shkëmbejë mendime me personalitete të larta të politikës botërore. Topi u takua dhe me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe së bashku, në krye të delegacioneve zyrtare respektive ishin të pranishëm në një darkë dhënë për nder të tyre nga misioni ynë diplomatik në SHBA. Gjithashtu Topi ka zhvilluar takime homologun slloven, atë turk Abdulla Gyl dhe sekretarin e përgjithshëm të KE-së, Terry Davis. Në këto takime është folur për perspektivat e shtetit të Kosovës dhe arritjet e sfidat integruese të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›