E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i Xhons: Nuk e meritoj të përfundoj në burg

Ish-kampionia olimpike, Merion Xhons, u ka bërë thirrje gjykatësve që të mos e dënojnë me burg, pasi është ndëshkuar mjaftueshëm gjatë muajve të fundit për atë që ka bërë. Sprinterja e famshme ka gënjyer para agjentëve federalë, ndërsa po merrej në pyetje për çështjen e përdorimit të asteroideve të prodhuara nga laboratori "Balco". Megjithëse një gjë e tillë parashikon dënimin me burg, Xhons ka bërë të ditur se nuk e meriton edhe këtë, në një moment kur është shkatërruar krejtësisht kredibiliteti i saj. "Ajo është transformuar nga një heroinë amerikane në një turp kombëtar. Injorimi publik nga një komb që më parë e adhuronte dhe rënia drastike nga piedestali ishte një ndëshkim i mjaftueshëm. Ajo ka hequr dorë nga të gjitha medaljet, arritjet e saj, pasuritë dhe pozicioni publik", shkruhet në kërkesën e paraqitur para trupit gjykues, që do të vendosë javën e ardhshme për fatin e Xhons. Një vendim të tillë e kanë mbështetur edhe prokurorët, të cilët nuk kanë kërkuar detyrimisht masën e burgimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›