E Diel, 1 Nëntor 2026

Todt: Shumi refuzoi të bëhej drejtor sportiv

Mihael Shumaher ka refuzuar mundësinë për të qenë pjesë e stafit drejtues të Ferrarit vetëm për të garuar edhe disa sezone si kolaudator. Një gjë të tillë e ka zbuluar Zhan Todt, aktualisht administrator i deleguar i Ferrarit, në një intervistë të dhënë për revistën gjermane "Auto, Motor und Sport". Ai ka treguar se Shumaher do të ishte zëvendësuesi i tij ideal në rolin e drejtorit sportiv. "Shumi ishte kandidati më i mirë mes të gjithëve, por e refuzoi këtë post te Ferrari, duke preferuar që të jetë një kolaudator dhe superkëshilltar i skuadrës. Ndaj ne zgjodhëm Stefano Domenikalin", u shpreh Todt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›