Argjentina, skuadra e vitit 2007
Asgjë nuk ka ndryshuar në renditjen e FIFA-s për muajin dhjetor. Argjentina mbetet skuadra më e mirë e vitit 2007: pas 11 fitoreve, dy barazimeve dhe tre humbjeve gjatë këtij sezoni. Skuadra e drejtuar nga Alfoi Basile qëndron përpara Brazilit, ndërkohë që Italia (kampione e botës në fuqi) zë vendin e tretë në podium, gjithsesi duke u klasifikuar përpara përfaqësueseve të tjera evropiane. E katërta është pozicionuar Spanja, e cila ka fituar tetë vende në klasifikim, ndërkohë që muaji dhjetor ka qenë shumë pozitiv edhe për Kroacinë, që fiton pesë vende e tashmë e sheh veten mes 10 më të mirave. Argjentina ka 1523 pikë të grumbulluara, duke u pozicionuar përpara "seleçaos" vetëm për 21 pikë, ndërsa italianët e vendit të tretë gjenden në kuotën 1498. Vetëm në vendin e pestë Gjermania me 1298 pikë, e ndjekur nga Republika Çeke (1290). Në vendin e shtatë Franca, nënkampionët e botës kanë 1243 pikë, 2 më shumë se Portugalia. Holanda është e nënta, ndërkohë që Greqia (kampione e Evropës në fuqi) renditet e 11-ta.