E Diel, 1 Nëntor 2026

Kovalainen: Dua barazi te MekLaren

Haiki Kovalainen i ka shpallur menjëherë luftë britanikut Luis Hemilton, ndonëse kjo nuk do ta favorizojë atë para syve të drejtuesve të MekLaren. Piloti finlandez ka bërë të qartë se nuk do të pranojë urdhra skuadre për të mbrojtur pilotin e preferuar të Ron Denis. "Para se të firmosja për MekLaren, i kam kërkuar këtë garanci skuadrës. Mund të luftoj njëlloj në pistë për fitoren, ashtu si Hemilton. Mendoj se kjo skuadër i ka trajtuar gjithmonë si të barabartë pilotët e saj, ashtu si në vitin që sapo u mbyll. Nuk besoj se do të ketë probleme dhe nuk do të jetë e vështirë për t‘u ambientuar", deklaroi finlandezi. Meqenëse Kovalainen duket i sigurt në rolin e tij prej protagonisti, Hemilton po përgatitet për një tjetër luftë brenda skuadrës. Britaniku kaloi sezonin e parë duke debatuar me Fernando Alonson, por edhe pas largimit të spanjollit duket se nuk e ka të sigurt rolin e liderit në skuadër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›