E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ari Han, në Greqi për të takuar Kristi Vangjelin

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Ari Han, ka udhëtuar dje drejt Greqisë, ku do të takojë mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Kristi Vangjelin. Futbollisti 23-vjeçar bën pjesë në planet e teknikut holandez, pasi ka shpërthyer në edicionin e fundit me kombëtaren duke zhvilluar 8 ndeshje, ndër të cilat 6 titullar. Mbrojtësi i krahut të majtë aktivizohet me Arisin e Selanikut, ndonëse gjatë kohëve të fundit ka qëndruar në pankinë për shkak të zgjedhjeve taktike të trajnerit të skuadrës. Megjithatë, Ahn ka pëlqyer lojën e Vangjelit ndaj do të kontaktojë personalisht me të për ta njohur më mirë. Pas kësaj vizite në Greqi, Han do të kthehet në Gjermani, ku në javët e ardhshme do të takohet me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Bundesligë si Altin Lala, Ervin Skela dhe Edmond Kapllani. Pas përfundimit të këtij turi të parë, mendohet që trajneri i përfaqësueses të udhëtojë edhe drejt Ukrainës për të takuar legjionarët që aktivizohen atje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›