Arratisat nga spitali psikiatrik, gjendet kufome
Trupi pa jetë i një burri është gjetur të dielën pasdite në afërsi
të fshatit navaricë të Rrethit të Sarandës. Pas identifikimit
të bërë nga organet e specializuara edhe me ndihmën e banorëve
të zonës, është konfirmuar se kufoma i përkiste një banori
të Rrethit të Sarandës. Burime nga Komisariati i Policisë në Sarandë bene të ditur dje se kufoma i përket 41-vjeçarit Kostaq
Ziso Melo, banor i fshatit Dhivër të Rrethit të Sarandës. Policia
saktësoi gjithashtu se Kostaq Melo ishte larguar dy muaj më parë
nga spitali psikiatrik i Vlorës, ku merrte trajtim të specializuar
mjekësor për shkak të një sëmundjeje mendore. Ekspertiza
mjekoligjore ka përcaktuar se vdekja e të sëmurit mendor ka
ardhur për shkaqe natyrale. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja
dhune, apo traume. Dyshohet se i sëmuri mendor ka vdekur
nga të ftohtit, pasi pas largimit pa leje nga